Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30 Maj 2019 në Prishtinë ka marr vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Mitrovicë.
Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luaj në “Minatori”, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021. Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.
KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë.
Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
Grupi G:
3 Gusht 2019 Luksemburgu - Kosova
7 Gusht 2019 Kosova - Britania e Madhe
14 Gusht 2019 Kosova - Luksemburgu
17 Gusht 2019 Britania e Madhe - Kosova