Sport

Kryetari i ’89-shit: Agim Cana ka ardhur ta dëmtojë futbollin

 

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka kritikuar presidentin e klubit të Vëllaznimit Agim Cana që të shtunën akuzoi gjyqtarët dhe futbollin në Kosovë për kurdisje të shumta, pasi skuadra e tij u mposht në ndeshjen e barazhit ndaj ’89-shit.

Në Sportin Total në KTV, Zeka ka thënë se ishte skuadra e tij ajo që u dëmtua pavarësisht fitores 4 me 2. Sipas tij, ndeshja me Vëllaznimin është dashur të ndërpritej për shkak se “ata është dashur të ndëshkoheshin shumë lojtarë me kartonë të kuq”.