Sport

Halimi flet për telashet me trajnerët dhe për gëzimin që i dha goli i kthesës

Foto: Lars Poulsen

Besar Halimi shënoi pas harkimit të Dominik Kaiserit nga këndorja për të kthyer rezultatin në 3-2, dhe stadiumi i Brondby shpërtheu.

Pas ndeshjes, përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës pranoi se nuk kishte ndierë mirëseardhje në klub për një kohë të gjatë – dhe këtë ai e arsyeton me ndërrimin e trajnerit.

“Ka qenë sezon i vështirë për ekipin dhe për mua personalisht, kështu që goli ishte ajo që mund të quhet një kthesë e mirë”, thotë ai. “I ndihmova ekipit dhe klubit në fitore dhe pres me padurim sezonin e ardhshëm, ku ne do të luajmë shumë më mirë”.

I pyetur për atmosferën në stadium pas kësaj fitoreje, Halimi thotë se ishte një natë e çmendur në Brondby.

“Gjithmonë kam dashur të luaj këtu dhe ishte e vështirë të ktheheshim në lojë pas disavantazhit prej 0-2. Por fansat na ndihmuan dhe kështu u kthyem dhe luftuam”, deklaroi mesfushori i Kosovës për “Ekstrabladet”.

Ai rrëfen edhe për gjendjen emocionale të javëve të fundit, duke thënë se s’ka qenë i lumtur.

“Kam qenë shumë i zhgënjyer sepse, të them të drejtën, nuk luajta as në finale të kupës. Nuk pata rast, dhe më pas, natyrisht, mërzitem pak rreth mënyrës se si u sollën me mua javëve të fundit”, thotë ai me një buzëqeshje.

“Por tani ka përfunduar. Të them të drejtën, nuk u ndjeva i mirëseardhur këtu. Mirë nga fansat, por jo nga trajnerët. Por tani sezoni ka përfunduar”, thotë Halimi.

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, tha se pas këtij sezoni të vështirë, dëshiron të bëjë “një pushim të merituar”. Pastaj thotë se e presin ndeshjet kualifikuese për Evropian me Kosovën kundër Malit të Zi e Bullgarisë.