Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri arrin marrëveshje me Juventusin

Foto: Reuters

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka arritur marrëveshje me kampionin e Serie A, Juventusin.

Siç mëson portali sportiv “Goal”, Sarri ka kërkuar nga klubi i tij Chelsea shkëputje të kontratës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sarri fitoi trofeun e tij të parë të madh si menaxher të mërkurën mbrëma, kur Eden Hazardi inspiroi skuadrën e tij të shpartallonte rivalët e tyre të Premier Leagues, Arsenalin, me rezultat 4-1 në Baku për të siguruar titullin e dytë të Evropa Ligës në gjashtë vjet.

Por, siç raporton 90min, Chelsea veçse ka pranuar të lirojë nga detyra menaxherin Sarri.

Edhe përkundër suksesit të tij me klubin, Sarri kas qenë i lidhur ngushtë me një largim nga “Stamford Bridge” dhe një kalim në Juventus, klub i cili ndau rrugët me menaxherin Massimiliano Allegri javën e kaluar përkundër se siguroi titullin e tetë me radhë në Serie A.

90min raporton po ashtu se kalimi i tij te Zonja e Vjetër është afër pasi që gazetari italian, Alfredo Pedulla shkroi në profilin e tij në Twitter se agjenti shqiptar nga Maqedonia, Fali Ramadani, kishte “një takim pozitiv” me hierarkinë e Chelseat në Londër.