Sport

Xherdan Shaqiri, i etur për trofeun e dytë në “Champions”

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, beson se Liverpooli mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Madje, ka thënë se skuadra e drejtuar Jurgen Klopp, e meriton të jetë fitues i “Championsit”.

“Unë mendoj se kemi pasur një sezon të madh dhe kemi një finale të madhe para nesh. Ne do të bëjmë përpjekje për ta fituar këtë titull, sepse klubi e meriton, tifozët dhe lojtarët e meritojnë. Do të jetë një gjë shumë e veçantë nëse e fitojmë”, ka thënë Shaqiri, transmeton KTV.

Kujtojmë që Shaqiri në vitin 2013 me Bayern Muenchenin e kishte fituar Ligën e Kampionëve.