Sport

Dunlop, legjenda që humbi vëllanë, babanë dhe xhaxhanë në gara me motoçikleta

Dunlop, legjenda që humbi vëllanë, babanë dhe xhaxhanë në gara me motoçikleta

Në një varrezë në periferi të Irlandës, në oborrin e një kishe, gjenden tri varre që kanë një mbiemër: Dunlop. Joey, Robert dhe William janë emrat. Të varrosur pranë njëri-tjetrit, të gjithë kanë humbur jetën duke ndjekur pasionin e garave me motoçikleta, pasion që fillimisht i ngriti e më pas i futi në dhe, shkruan BBC.

Për më tepër se 40 vjet, vëllezërit dhe familjarët e tyre kanë dominuar botën e rrezikshme dhe emocionale të garave me motoçikleta në rrugë, transmeton Koha Ditore.