Cesar Azpilicueta shpreson që Eden Hazard të fitojë shumë trofe te klubit i tij i ardhshëm që pritet të jetë Real Madridi.
Mbrojtësi spanjoll ka thënë se do të ishte trishtuese nëse ai largohet, por thotë se ëndrra e Hazardit është Real Madridi, transmeton Koha.net.
“Ai ishte shumë i qartë me klubin dhe kjo është arsyeja se pse edhe klubi është i kënaqur me të. Kjo është një mundësi e madhe për të. Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne dhe shpresoj se ai ende do të fitojë trofe te Real Madridi”, ka thënë Azpilicueta.