Sport

Barcelona e do sërish Neymarin

Te Barcelona janë të vendosur për ta kthyer brazilianin Neymar, i cili në vitin 2017 u largua për t'u transferuar te PSG-ja.

Mediumet spanjolle kanë shkruar të mërkurën se Barcelona ka përgatitur një ofertë për PSG-n në lidhje me Neymarin.

Kanë ofruar kartonin e Philippe Coutinhos apo Ousmane Dembeles plus para për Neymarin, të cilin duan ta transferojnë gjatë kësaj vere në "Camp Nou".

Neymar ka luajtur katër vite te Barcelona përpara se të transferohet te PSG-ja për 222 milionë euro. 27-vjeçari, ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 kurse në edicionin e fundit ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 13 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.