Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës së elitës së Katarit, Al Sadd, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të martën.
Xavi ka firmosur kontratë dyvjeçare me Al Saddin, që garon në Qatar Stars League, transmeton Koha Ditore.
Xavi 39-vjeçar mban rekordin e paraqitjeve me Barcelonën, duke luajtur 767 ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe 133 ndeshje me Spanjën, gjatër karrierës së tij të lavdishme.
Ai u transferua te Al Sadd në vitin 2015, para tranzicionit të tij në zejën e trajnerit. Ai e ka zëvendësuar portugezin Jesualdo Ferrerira, që u largua nga skuadra pasi e udhëhoqi drejt titullit të 14-të nacional.
I dal nga akademia e Barcelonës në vitin 1998, Xavi u bë zemra e mesfushës së Barçës, duke fituar tetë tituj të La Ligas dhe katër të Ligës së Kampionëve, para se t'i bashkohej Al Saddit.
OFFICIAL: The Maestro stays!
— AlSadd S.C | نادي السد (@AlsaddSC) May 24, 2018
Our captain Xavi has extended his contract with #AlSadd and will remain with the club for another two years ?2️⃣☑️? pic.twitter.com/g5pfM4tV3T