Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po shpreson që ylli i Chelseat, Eden Hazard, t’i bashkohet gjigantit të La Ligës për sezonin e ardhshëm.
Hazardi është lidhur vazhdimisht me një kalim te Reali, ndërsa reprezentuesi belg thuhet se tani është i gatshëm të largohet nga “Blutë”. Mësohet se Chelsea për 28-vjeçarin po kërkon 130 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerezi gjatë një interviste për “El Transistor”, ka thënë se nuk mund të flasë për Hazardin, pasi të mërkurën ai luan me Chelsean në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.
“Si mund të flasim për një klub që po luan në finale? Jemi duke u përpjekur për shumë vjet që ta bëjmë Hazardin lojtar të Realit, por s’e kemi arritur akoma. Me të vërtetë do të pëlqeja që Hazardi të vijë te Reali dhe shpresoj të ndodhë. Është ndër më të mirët”, ka thënë Perez.