Vedat Muriqi ka shkëlqyer në duelin e fundit të kampionatit turk me asistim e me gol të shënuar, megjithatë, skuadra e tij humbi në shtëpi 3:2 nga Trabzonspori.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës në minutën e 16-të të duelit, bashkëveproi me Fernando Boldrin, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë nga afërsia, raporton “Sporti në KTV”.
Deri në përfundim të pjesës së parë, nikoqiri pranoi tre gola, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, Vedat Muriqi e shfrytëzoi tani harkimin e bukur të brazilianit Boldrin dhe shënoi me kokë për mrekulli.
Muriqi sivjet me Rizesporin ka shënuar 17-të gola dhe tetë asistime, ndërsa skuadra e tij e mbyll garën me 41 pikë.