Sport

Dybala mbetet te Juventusi

Foto: Reuters

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere.

Në një intervistë për mediumet argjentinase, Dybala ka insistuar se është i lumtur te Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. 25-vjeçari, këtë edicion ka patur dhjetë gola e gjashtë asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat, transmeton “Koha Ditore”.

“Juventusi e di shumë mirë se unë dua të qëndroj dhe të respektoj kontratën time deri në fund. Këto fjalë ia kam thënë edhe krerëve të klubit me të cilët jam takuar javën e shkuar. Kështu që, unë do të jem pjesë e ekipit edhe edicionin tjetër”, ka thënë Dybala që Juventusit iu bashkua nga Palermo në vitin 2015.