Kur Feronikeli e Trepça '89 u përballën për herë të parë në finale, në vitin 2015, Kupa e Kosovës në futboll nuk e kishte vlerën që e ka tash.
Ishte trofe i çmueshëm, që e ëndërronin skuadrat, por Kupa nuk ofronte biletë për dalje në Evropë. Tani fituesi i Kupës siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Evropës, që sjell benefite të shumta, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër herë të dytë, përkatësisht për herë të parë në rrethana të reja, në finale të Kupës së Kosovës në futboll takohen Feronikeli e Trepça '89. Finalja e Kupës për edicionin 2018/19 luhet të premten (sot) nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Skuadrat finaliste kanë pasur një edicion të ndryshëm, ndonëse në fillim të tij si Feronikeli ashtu edhe Trepça '89 llogariteshin në mesin e pretendentëve për titull të kampionit e po ashtu për Kupë.
Feronikeli të dielën festoi titullin, duke fituar 2:0 ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës. Trepça '89 të dielën fitoi 4:0 ndaj KEK-ut, por ishte kjo një fitore e vonshme që "xehetarët" nuk i largoi nga zona e barazhit, në të cilën ranë papritur pak xhiro para fundit.
Trepçën '89 pas finales së Kupës e pret ndeshja vendimtare për mbetje në elitë, ajo e barazhit ndaj Vëllaznimit. ‘89-shi ka mbyllur edicionin në pozitën e nëntë në Superligë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)