Në vitin 2006, Doug Bierton ishte një student në menaxhment biznesi në Universitetin e Manchesterit që donte të shkonte në një festë dhe të dukej si Paul Gascoigne.
Në një shitore në Withington, ai gjeti një fanellë të Anglisë nga Botërori "Italia 1990" për pesë funte dhe pati bazën e veshjes së tij. Në mungesë të parave, ai e vendosi fanellën në "eBay" për shitje disa ditë më vonë dhe u befasua kur e shiti për 50 funte.
Ai e quajti këtë si një shkëndijëze, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
Në atë rrugë si Doug ishte edhe Matt Dale, që adhuronte futbollin dhe ëndërronte të blinte dhe shiste fanella për të ndërtuar një koleksion. Ata dy u takuan dhe folën për pasionin e tyre të përbashkët.
Asnjëri prej tyre nuk ishte i interesuar të futej në botën e korporatave dhe kështu që eksploruan mundësinë për të bashkuar forcat. U lind një ide. Kështu u lind projekti "Fanellat Klasike të Futbollit" (CFS).

Dyshja kishte një shok që shpejt ia bëri një uebfaqe dhe në kohën kur diplomuan një vit më vonë po mblidhnin fanella futbolli në konviktin e tyre në Fallowield.
Çdo minutë dhe çdo qindarkë u shpenzua duke kërkuar online për fanella në dispozicion në çmim të ulët që mund të shiten më pas me çmim më të lartë me synim për të blerë fanella të tjera...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)