Sport

Kampionia olimpike pensionohet si 22-vjeçare

Kampionia olimpike në not, Ruta Meilutyte, ka njoftuar se është pensionuar nga sporti, pasi ka dështuar në tri teste dopingu, shkruan BBC.

Notarja nga Lituania ka stërvitur dhe studiuar në Plymouth të Anglisë, në kohën kur fitoi të artën në 100 metra bretkosë në lojërat olimpike "Londra 2012", atëbotë si 15-vjeçare, transmeton Koha Ditore.

Tash 22-vjeçare, ish-kampionja e botës dhe e Evropës po përballet me një suspendim deri në dy vjet, pasi ka pranuar përgjegjësinë për humbjen e testeve të dopingut.

"Unë jam e gatshme të nis një fazë të re në jetën time", ka thënë ajo në një deklaratë të mërkurën.

Zyrtarët e antidopingut nuk kanë qenë në gjendje të bien në kontakt me Meilutyten në tri raste të ndryshme gjatë 13 muajve të fundit.

Ajo ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni në vitet e fundit dhe përfundoi e shtata në 100 metra bretkosë në lojërat olimpike "Rio 2016", pasi kishte lënduar bërrylin para garës.

Që nga ato lojëra ajo është larguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka stërvitur në vendlindje e po ashtu edhe në Australi, Turqi e SHBA. Mirëpo do t'i kthehet edukimit dhe do të ndjekë një karrierë jashtë sportit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)