Golden State Warriors ka siguruar finalen e pestë rresht të NBA-së pas fitores 119:117 në vazhdime ndaj Portland Trail Blazers.
Stephen Curry dhe Draymond Green shkëlqyen me dyshifrorë të trefishtë për të çuar në 4 me 0 serinë finale të Perëndimit.
Në finale, GSW do të përballet me Milwakuee Bucks ose Toronto Raptors.
Golden State i bashkohet Bostonit (1957-66) si skuadra e vetme që arriti pesë herë rresht finalen e NBA-së.