Sport

Shumë shikues po e përcjellin në sheshin e Prishtinës ndeshjen me Feronikelin

Shumë shikues janë duke e përcjellë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë përballjen e klubit të Prishtinës me Feronikelin në Drenas, ndeshje e xhiros së fundit në Superligë e që do të përcaktojë kampionin e ri në Kosovë.

Në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit u janë ofruar biletat për 200 tifozë të Prishtinës, por një numër i madh i qytetarëve tani po e ndjekin ndeshjen direkt përmes ekranit të madh në shesin e kryeqytetit.

{gallery}