Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fushë Kosova dënohet me -9 pikë dhe bie automatikisht në Ligën e Dytë

Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Fushë Kosova është dënuar me -9 pikë dhe automatikisht ka rënë në Ligën e Dytë.

Fushë Kosova e humbi qëllimisht ndeshjen ndaj Drenasit, duke bërë një gabim të turpshëm në minutat shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas barazimit të rezultatit (1:1), që nuk ishte në skenarin e ditës, Fushë Kosova inkuadroi në lojë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll, dhe krejt kjo bëri që Komisioni i Garave të marrë këtë vendim:

“Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi - kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala - anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e Komisionit të Garave për kundërvajtësit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15 dhe 16.05.2019 dhe nga të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSO VA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani”./ksp