Sport

Tifozi e ofendon, Mihajloviqi tenton ta sulmojë

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajloviq u ndalua nga policët pasi tentoi të konfrontohej me një tifoz të Lazios, i cili raportohet se e ka ofenduar, raportojnë mediat italiane.

Trajneri serb ishte jashtë stadiumit Oilimpiko, dhe ishte duke shkuar që të shikonte finalen e Kupës së Italisë ndërmjet Atalantës dhe Lazios, me këtë të fundit që triumfoi, transmeton Koha.net.

Rai News e ka incizuar këtë moment, të cilin e ka publikuar në Twitter.