Sport

Sane drejt Bayernit

Foto: Reuters

Sulmuesi i krahut, Leroy Sane mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere për t'u kthyer në Bundesligë.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Bayern Muencheni tashmë ka nisur negociatat me Manchester Cityn në lidhje me transferimin e Sanet. Ky i fundit, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Cityn që i skadon në vitin 2021 dhe për këtë arsye pritet të largohet nga ekipi, transmeton Koha Ditore.

Sane shihet te Bayerni si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Franck Riberyn. Sane 23-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 18 herë në 46 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 100 milionë euro.