Klubi 125-vjeçar i Serie A del në shitje Stadiumi i Genoas, Luigi Ferraris. Foto: Wikipedia

Klubi 125-vjeçar i Serie A del në shitje

15 May 2019 10:55

Genoa është zyrtarisht në shitje.

Klubi i Serie A, i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian, teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi e ka nxjerrë në shitje.

Genoa është një klub historik në Itali, i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie, shkruan ksp.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas, megjithatë e sigurt është që klubi nga Liguria shumë shpejt do të ndërrojë pronar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme