Sport

Pellegrini refuzon t’i bashkohet Barçës

Foto: Reuters

Manuel Pellegrini nuk e ka ndërmend të largohet nga West Hami, pavarësisht se emri i tij po lidhet me një rikthim në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle për ish-trajnerin e Manchester Cityt, interesim ka shprehur Barcelona dhe Sevilla, transmeton KTV.

Por, thuhet se trajneri kilian, ka vendosur të mbetet te “Çekanët” edhe në sezonin e ri.

Pellegrini ka kontratë me anglezët deri në vitin 2021.