Një vrapues amerikan i garave me pengesa ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar medaljen e artë në një garë të fundit të mbajtur.
Atleti i Universitetit të Teksasit, Infinite Tucker, po garonte në garën 400 metra me pengesa dhe në fund të garës kërceu për të kaluar i pari vijën e binishit dhe për të dalë i pari në podium.
Tucker tregoi se ishte tejet i vendosur për të fituar garën duke bërë kërcimin e ngjashëm me të “Supermanit”.
20-vjeçari tha pas garës se kishte dhënë gjithçka nga vetja për të fituar garën.