Sport

Barcelona dhe Atletico Madrid synojnë Di Marian

Sulmuesi anësor argjentinas i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Atletico Madridi, bën të ditur "Don Balon" të hënën.

Argjentinasi po mendon të rikthehet në La Liga dhe Barcelona po vlerësohet si destinacioni i ardhshëm, ndonëse për të po insiston edhe Atletico, transmeton Koha Ditore.

Di Maria ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje në Ligue 1 të Francës me Parisin këtë stinor. Ai më herët kishte qenë pjesë e Real Madridit.