Katër skuadrat që luftuan për top-katërshe në Premier Ligë dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve fituan vetëm tri ndeshje në pesë xhirot e fundit.
Manchester City u shpall kampion të dielën në Premier Ligë e Liverpooli nënkampion. Chelsea e Tottenhami siguruan top-katërshen me nga 72 e 71 pikë e Arsenali (70) me Manchester Unitedin (66) duhet të kënaqen me pozitat pesë dhe gjashtë.
Por tabela do të mund të mbyllej krejtësisht ndryshe nëse këto skuadra do të arrinin rezultate më pozitive.
Pavarësisht se në fazën kritike të sezonit, katër skuadrat fituan vetëm tri ndeshje në pesë javët e fundit.
Chelsea arriti një fitore ndaj Watfordit e barazoi tre herë, ndërsa pësoi një humbje. Tottenhami fitoi ndaj Brightonit, pësoi tri humbje e barazoi një ndeshje. Tri humbje, një barazim e një fitore e arriti edhe Arsenali që sot mposhti Burnleyn. Manchester Unitedi mbeti i gjashti me tri humbje e dy barazime në pesë ndeshjet e fundit në Angli.
