Manchester City ka mbrojtur titullin e kampionit në Premier Ligë.
Skuadra e Pep Guardiolas arriti fitoren në xhiron e fundit ndaj Brightonit, 1 me 4 për të mbrojtur titullin në Angli. Me fitoren e sotme, Manchester City u shpall kampion me 98 pikë. Ky është titulli i gjashtë i kampionit për Cityn.
Nënkampion i Premier Ligës është Liverpooli me vetëm një pikë më pak se City.
Chelsea mbyll sezonin në pozitën e tretë me 72 pikë, ndërsa Tottenhami i bashkohet në “Champions” me 71 pikë.
Arsenali mbyll sezonin në pozitën e pestë me 70 pikë, katër më shumë se Manchester Unitedi që mbyll sezonin në pozitën e gjashtë.
Nga Premier Liga bien Cardiffi, Fulhami e Huddersfieldi.
Poshtë janë rezultatet e xhiros së fundit dhe tabela përfundimtare.
Brighton 1 – 4 Manchester City
Burnley 1 – 3 Arsenal
Crystal Palace 5 – 3 Bournemouth
Fulham 0 - 4 Newcastle
Leicester 0 – 0 Chelsea
Liverpool 2 – 0 Wolves
Manchester United 0 – 2 Cardiff
Southampton 1 – 1 Huddersfield
Tottenham 2 – 2 Everton
Watford 1 – 4 West Ham

City realizon sërish

Manchester City ka shënuar edhe golin e katërt në përballje me Brightonin.
Ilkay Gundogan shënoi për 1 me 4 në minutën e 72-të.
City dyfishon epërsinë, afër titullit

Riyad Mahrez ka shënuar golin e tretë për Manchester Cityn në përballjen me Brightonin, për ta afruar skuadrën edhe më shumë te titulli i Premier Ligës.
Ai shënoi në minutën e 64-të për 1 me 3.
Manchester City kalon në epërsi
Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Brightonit përmes Aymeric Laportes. Francezi shënoi në minutën e 38-të për 1 me 2.
Një fitore e Cityt e çon titullin e Premier Ligës në Etihad.
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Brighton - City

Brightoni ka kaluar në epërsi në minutën e 27-të ndaj Manchester Cityt për të shtangur ekipin e Pep Guardiolas, por gjithçka u kthye në barazim një minutë më vonë.
Glenn Murray realizoi për 1 me 0, ndërsa pak sekonda më pas Sergio Aguero realizoi për 1 me 1.
Edhe barazimi i Cityt do ta shpallte Liverpoolin kampion.
Mane dyfishon epërsinë e Liverpoolit
Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Wolvesit përmes Sadio Manes në minutën e 82-të.
Liverpooli në epërsi ndaj Wolvesit

Sadio Mane ka kaluar Liverpoolin në epërsi në minutën e 17-të për rezultatin 1 me 0.
Nëse Liverpooli fiton dhe City nuk arrin fitoren, “Të Kuqtë” marrin titullin e kampionit.