Kastrioti e Besa Famgas fitojnë ndeshjet e para të plejofit në hendboll

Kastrioti e Besa Famgas fitojnë ndeshjet e para të plejofit në hendboll

11 May 2019 20:40

Sot janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll.

Në ndeshjen e filluar në orën 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë ku u takuan Besa Famgas e Vëllaznimi i Gjakovës, fitorja i takoi vendësve, madje me rezultat tejet të thellë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 39-10.

Kurse në Ferizaj, ku u ndeshën Kastrioti dhe Prishtina, sërish fituan vendësit, por që rezultati më i ngushtë. Djemtë e Kastriotit ia dolën të mposhtin Prishtinën me 7 pikë diferencë, gjegjësisht 28-21, raporton Koha.net.

Kujtojmë se në stinorin e rregullt, Kastrioti ka përfunduar i dyti me 49 pikë, ndërsa Prishtina e treta me 40 pikë.

Kastrioti të dielën që lamë pas fitoi kupën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në finale me një gol dallim.

Skuadrat që shënojnë dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalojnë në finale. E njëjta gjë vlen edhe për plejofin në Superligën e hendbollisteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme