Nesër garon Akil Gjakova, pasnesër Loriana Kuka

Nesër garon Akil Gjakova, pasnesër Loriana Kuka

10 May 2019 23:11

Në Baku të Azerbajxhanit të premten ka nisur turneu Grand Slam i xhudos. Është ky turneu i fundit i nivelit Grand Slam para botërorit të xhudos që mbahet në fund të gushtit në Japoni.

Deri atëherë xhudistët kosovarë do të paraqiten në Lojërat Evropiane në Minsk muajin tjetër, e në ndonjë turne të nivelit Grand Prix, prej katër sa janë gjithsej.

Në Baku, Kosovën e përfaqësojnë dy xhudistë, që nuk kanë garuar në ditën e parë, raporton “Koha Ditore”. Të shtunën (nesër) garon Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa të dielën Loriana Kuka paraqitet në kategorinë deri 78 kilogramë.

Akili është bartësi i tretë, ndërsa fillimisht përballet me rumunin Alexandru Raicu. Loriana është bartësja e dhjetë dhe në luftën e parë përballet me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme