Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në kampionatin turk.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë te Risespori.
Shumë skuadra kanë zgjuar interesim për sulmuesin shtatlartë dhe për këtë ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar, raporton KTV.
“Rizespor ka marrë një ofertë konkrete nga Toulouse. Drejtori sportiv i klubit francez, , Ali Rachedi ishte në ndeshjet e Rizesporit kundër Beshiktashit dhe Basaksehirit”.
Ai u nda i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit. Tashmë mbetet në ditët në vijim të shihet se si do të zhvillohen bisedimet mes klubit të klientit tim dhe Toulouset”, deklaroi Canatar.
25-vjeçari deri më tani, këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat.