Mbrojtja e titullit në NBA nga Golden State Warriors mund të bëhet detyrë e vështirë, pasi lideri i ekipit Kevin Durant ka pësuar lëndim të kofshës të enjten dhe mbetet në dyshim për paraqitjet e tij në plejof.
Durant u largua nga fusha duke çaluar pas lëndimit të këmbës së majtë në çerekun e tretë të ndeshjes kundër Houstonit. Ai nuk pati asnjë kontakt kur u lëndua derisa ekipi ka njoftuar se bëhet fjalë për lëndimin e kofshës, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Edhe pse Golden State fitoi 104:99 dhe tash udhëheq serinë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes me 3:2 në fitore, te skuadra kampione kanë filluar të shqetësohen. Te Golden State e kanë parasysh se vazhdimi i plejofit pa Durantin në parket është i vështirë.
"Jemi shumë të shqetësuar për Durantin, saqë kemi harruar t'i gëzohemi fitores. Ai ishte në formën më të mirë të mundshme në plejof dhe u lëndua kur më së shumti i nevojitej ekipit. Do të shohim shkallën e lëndimit dhe shpresoj që të mos jetë asgjë serioze", ka thënë trajneri i Warriorsit, Steve Kerr. "Nëse na mungon, do ta kemi shumë të vështirë rrugën për ta mbrojtur titullin. Realisht, në ekipin tonë ai është i pazëvendësueshëm, sidomos tash në pjesën më të rëndësishme të edicionit".
Në dy edicionet e fundit kur Warriorsi fitoi titujt në NBA, Durant është zgjedhur MVP i serive finale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)