Sport

Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Muriqin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen, tek i cili ekip pritet të vazhdojë karrierën.

Mediumet turke kanë raportuar se Fenerbahçe tashmë po negocion me Rizesporin, pasi Muriqi është pjesë e kësaj skuadre, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Muriqi është pajtuar me një kontratë katërvjeçare dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare në fund të këtij muaji, përcjell "Fotomac" të martën.

25-vjeçari te Rizespori është transferuar në janar të vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2020.

Këtë edicion, Muriqi ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 31 ndeshje kampionale. Ai është kërkuar edhe nga Beshiktashi, kurse karrierë në Turqi ka bërë edhe te Gençlerbirligi e Giresunspori.