Sport

Real Madridi i gatshëm ta shesë Balen

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit.

Sipas “Marcas”, lojtarit i është thënë se nuk llogarisin në shërbimet e tij në sezonin e ri, transmeton KTV.

Zinedine Zidane thuhet se ka pasur një takim me lojtarin, ku edhe ia ka kumtuar lajmin.

Për uellsianin, interesim ka shprehur Manchester United dhe Tottenham Hotspur.