Sport

Suarez ka frikë nga Shaqiri

Suarez ka frikë nga Shaqiri
Foto: Reuters
 

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga Liverpooli edhe pse sulmuesi Mohamed Salah nuk do të paraqitet në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve të martën në Anfield.

Barça mposhti Liverpoolin 3 me 0 në gjysmëfinalen e parë, por Suarez ka deklaruar se ish-skuadra e tij ka lojtarë me kualitet të lartë që mund të zëvendësojnë lehtë superyllin Salah që mungon për shkak të lëndimit. Këtu ka përmendur edhe yllin shqiptar Xherdan Shaqiri, që së fundmi ka pak minutazh në skuadrën e Jurgen Kloppit.