Sport

Van Dijk mungon në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Barçën

Foto: Reuters

Shqetësimet e Liverpoolit me lëndimet e lojtarëve janë shtuar edhe më shumë, pasi qendërmbrojtësi Virgil van Djik mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit të hënën, një ditë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Sipas një zëdhënësi të klubit, VVD, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Adam Lallana kanë stërvitur ndaras, me vetëm këtë të fundit që definitivisht do të mungojë në ndeshjen e së martës në Anfield.

Sipas raportimeve, Oxlade-Chamberlain ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë ngrohjes të dielën në ndeshjen me Newcastlen.

Gjithsesi, nuk janë dhënë detaje për mungesën e Van Dijkut.

Barcelona fitoi përballjen e parë 3 me 0, ndërsa në të kthimit Liverpooli do të luajë pa dy yjet Roberto Firmino e Mohamed Salah për shkak të lëndimeve.