Sport

Napoli me ofertë për Trippierin

Foto: Reuters
 

Skuadra e Napolit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mbrojtësit anglez Kieran Trippier.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të enjten se Napoli i ka ofruar Tottenhamit 18 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 28-vjeçarit në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.