Chelsea është duke planifikuar ta rikthejë portierin e Arsenalit, Petr Cech.
Portieri çek, i cili në fund të këtij sezoni do t’i japë fund karrierës, mund të marrë një rol drejtues te ish-klubi ku luajti për 10 vjet, transmeton KTV.
Klubi anglez po synon të rikthejë ish-futbollistët, që kanë kontribuar si lojtarë për t’i angazhuar në gjeneratat e reja.
Nga ana tjetër, portieri Cech nuk ka bërë të ditur asnjë vendim pas përfundimit të karrierës.