Sport

Feronikeli e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Gjilanit

Foto: Koha

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, me epërsi të ekipit vendas.

Klubi Drenasi është duke udhëhequr me rezultat prej 2 me 0 pas 45 minutave të parë, raporton KTV.

Kastriot Rexha i dha epërsinë Feronikelit në minutën e tetë.

Kurse epërsinë e dyfishoi Carioca Jean në minutën e 35.

E gjatë kësaj kohe po zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.

Llapi e Drita kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat prej 0-0.

Derisa Ballkani e Ferizaj kanë barazuar në pjesën e parë me rezultat prej 1-1. Për Ballkanin shënoi Topalli, kurse për mysafirët shënoi Gashi.