Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio eliminon Milanin, arrin në finale të Kupës

Lazio është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë duke e mposhtur Milanin në udhëtim.

Klubi romak shënoi fitore prej 0 me 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte Correa ai që shënoi golin e fitores për mysafirët kur po luhej minuta e 58 pas asistimit nga sulmuesi italian, Immobile.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat prej 0-0, kështu që kjo fitore i siguron Lazios kualifikimin në finalen e madhe.

Në finale Lazio e pret fituesin e takimit Atalanta – Fiorentina, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale kishin barazuar me rezultat prej 3 me 3.