Sport

Shumë skuadra pas Muriqit

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin turk, duke qenë protagonist te skuadra e tij Riesporit, transmeton KTV.

Forma e mirë që po kalon Muriqi, ka bërë që të interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Turqisë, madje Fenerbahçe ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar.

Përveç Turqisë, sulmuesi shtatlartë po ka oferta edhe nga kampionati italian dhe ai Gjerman, por deri më tani asgjë zyrtare.

Muriqi këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka shtatë asistime në elitën e futbollit turk.