Sport

Nxehet gara për mbijetesë në Superligë

Është bërë edhe më interesante gara për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj sot ka mposhtur Flamurtarin në xhiron e 28-të, teksa Liria e Ballkani kanë ndarë pikët për të bërë edhe më të nxehtë garën për mbijetesë.

Ferizaj fitoi 3 me 1 me golat e Egzon Shabanit, Qëndrim Dautajt e Hysein Demirit. Te Flamurtari realizoi Angel Grançov.

Liria e Ballkani barazuan pa gola.

Në tabelë, Ballkani është i teti me 33 pikë, në pozitën e fundit që shpëton nga barazhi. Në barazh shkojnë pozitat nëntë dhe dhjetë, të cilat janë të zëna aktualisht nga Flamurtari me 32 pikë dhe Ferizaj që ka 31. Liria është e 11-a buzë eliminimit me 25 pikë.

Image