Chelsea dy gola të shpejtë ndaj Slavia Pragës

Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

18 April 2019 21:09
22:51

Chelsea ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pasi ka eliminuar Slavia Pragën me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5 me 3.

Pas fitores si mysafirë, 0 me 1, “Blutë” fituan 4 me 3 në shtëpi për të ecur tutje.

Për Chelsean Pedro shënoi dy herë, Giroud një herë e një autogol e realizoi Deli. Te mysafirët dy gola i shënoi Sevcik e një Soucek.

22:13

Slavia Praga shënon dy herë për katër minuta ndaj Chelseat

Dy gola për katër minuta i ka shënuar Petr Sevcik i Slavia Pragës ndaj Chelseat.

Ai arriti të ngushtojë rezultatin në 4 me 3 me golat në minutat 51 dhe 55.

 

 

 

 

21:27

Dy gola të shpejtë në çerekfinalen Chelsea – Slavia Praga

Dy gola të shpejtë janë shënuar në përballjen mes Chelseat e Slavia Pragës në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Fillimisht Soucek ngushtoi epërsinë e Chelseat në 3 me 1 në minutën e 26-të, ndërsa “Blutë” kthyen epërsinë prej tre golash një minutë më vonë me Pedron.

 

 

 

 

21:25

Giroud trefishon epërsinë e Chelseat ndaj Slavia Pragës

Image

Olivier Giroud ka shënuar golin e tretë për Chelsean në përballjen me Slavia Pragën në Ligën e Evropës.

Francezi shënoi pas asistimit nga Pedro për 3 me 0.

 

 

21:09

Chelsea dy gola të shpejtë ndaj Slavia Pragës

Chelsea ka shënuar dy gola në fillim të ndeshjes ndaj Slavia Pragës në përballjen e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Ishte Pedro ai që shënoi golin për 1 me 0 në minutën e pestë, ndërsa pesë minuta pas tij Simon Deli shënoi autogol për 2 me 0.

Chelsea ka fituar 0 me 1 në ndeshjen e parë.

 

 

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme