Sport

Guardiola e sheh veten “si dështim” në Ligën e Kampionëve

Fitimi i Ligës së Kampionëve dy herë si trajner e vendos Pep Guardiolan në një grup elitar. Mbi të gjitha, vetëm tre trajnerë e kanë fituar garën e madhe më tepër herë.

Por, për disa, bilanci i Guardiolas në garën elitare të klubeve po bëhet si njollë në karrierën e tij të bujshme dhe trajneri i Manchester Cityt po synon ta largojë atë njollë.

Manchester City është 1:0 në disavantazh ndaj Tottenhamit pas ndeshjes së parë çerekfinale, dhe i duhet një performancë e madhe të mërkurën mbrëma në shtëpi për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të ishte vetëm hera e dytë në histori të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitet 2009 dhe 2011 me të madhin Lionel Messi në fushë, Guardiola kurrë më nuk ka arritur në finale të kësaj gare. Në tre stinorë te Bayern Muencheni dështoi, sikurse edhe në dy stinorët e kaluar me Manchester Cityn, ku u eliminua në 1/8 e finales, përkatësisht në çerekfinale. "Unë jam dështim në këtë garë", ka thënë Guardiola, pak me sarkazëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)