Sport

Man. Utd mendon të transferojë Manolasin

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi grek i Romës, Kostas Manolas mund të përfundoj te skuadra e madhe angleze Manchester United.

Man. Utd po shqyrton mundësinë të paguajë 36 milionë euro, sa është klauzola për lirim në kontratën e Manolasit me Romën, për të transferuar reprezentuesin e Greqisë, bëjnë të ditur mediumet italiane të hënën, transmeton “Koha Ditore”.

Manchester Unitedi po kërkon të forcohet në mbrojtje në verë, ndërsa si emra janë përmendur edhe Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Raphael Varane i Real Madridit. Mirëpo, Manolas është po ashtu në listën e dëshirave dhe si opcion më i përballueshëm.

Edhe Juventusi po interesohet për Manolasin.