Kampioni në fuqi, Bashkimi, ka fituar derbin e fundit të stinorit të rregullt, dhe kështu në plejof do të hyjë me vetëbesim më të madh. Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Bashkimi e mposhti Trepçën vendëse me shifrat 81:77.
Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll, të fundit të pjesës së rregullt të garave. Menjëherë të martën nis plejofi me ndeshjet e fazës së parë, përkatësisht çerekfinales, shkruan sot “Koha Ditore”. Në çerekfinale Bashkimi takohet pikërisht me Trepçën, ndërsa Rahoveci me Ponte Prizrenin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRahoveci e ka mbyllur stinorin e rregullt në vend të tretë dhe do të ketë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjen e tretë eventuale ndaj Ponte Prizrenit, që në plejof kalon nga vendi i gjashtë. Edhe Bashkimi i vendit të katërt ka përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale ndaj Trepçës së vendit të pestë.
Skuadrat që shënojnë nga dy fitore kalojnë në gjysmëfinale. Rahoveci të martën e pret Ponte Prizrenin, ndërsa në mesjavë luhet edhe ndeshja e parë Bashkimi – Trepça
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)