Sport

Bayerni marshon sigurt drejt titullit

Bayerni ka mposhtur Dusseldorfin si mysafir në xhiron e 29-të të Bundesligës për të vazhduar me formën stabile drejt titullit kampion.

Ekipi i Niko Kovaçit fitoi 1 me 4.

Kingsley Coman shënoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa Gnabry e Goretzka shënuan dy golat tjerë për Bayernin. Te vendasit realizoi Lukebakio.

Në tabelë, Bayerni prin me 67 pikë, një më shumë se Dortmundi që e ndjek pas.

Image