Berisha mund ta humb sezonin shkaku i operimit në gju

Berisha mund ta humb sezonin shkaku i operimit në gju

12 April 2019 15:45

Problemet për mesfushorin e kombëtares së Kosovës, Valon Berisha te Lazio, nuk kanë të ndalur.

Pasi la prapa problemet me muskuj, Berisha ka pësuar lëndim në gju, kanë raportuar të premten, mediat në Itali.

Për shkak të dëmtimit të gjurit dhe një operimi të mundshëm, mesfushori i Lazios, Berisha mund ta humb sezonin, transmeton KTV.

Për të parë shkallën e dëmtimit, mesfushori do të udhëtojë në Barcelonë për t’iu nënshtruar një ekzaminimi të plotë në gju.

Gjurma e vetme që ka lënë Berisha te skuadra nga Roma, prej se u transferua nga Salzburgu, është penalltia e fituar kundër Parmës.

Për ta transferuar Berishën, Lazio gjatë verës së kaluar u detyrua t’ia paguajë 8.5 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme