Sport

Karateistit Alvin Karaqi i rezervohet një vend në LE Minsk 2019

Karateistit Alvin Karaqi i rezervohet një vend në LE Minsk 2019

Organizatori i Lojërave Evropiane Minsk 2019, i ka konfirmuar sot Komitetit Olimpik të Kosovës ftesën për karateistin Alvin Karaqi, i cili do të prezantojë Kosovën në garat që zhvillohen prej 21-30 qershor të këtij viti në Minsk të Bjellorusisë.

Karaqi është ftuar në bazë të kriterit të univerzalitetit, ftesë kjo që iu takon një garuesi të secilës kategori në karate.