Sport

Zeneli 59 minuta në barazimin e Reimsit

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka luajtur 59 minuta në barazimin 1:1 që skuadra e tij Reims e ka arritur në shtëpi ndaj Lilles, në xhiron e 31-të të Ligue 1 të Francës.

Reimsi pas 31 xhirove zë vendin e gjashtë me 47 pikë, është tri pikë larg pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Evropës.

Ndërkohë Eldis Bajrami ka realizuar një gol për St. Poeltenin në humbjen 3:1 që skuadra e tij e pësoi në shtëpi ndaj Wolfsbergerit në xhiron e 24-të të Bundesligës së Austrisë.

Bajrami realizoi në minutën e 87-të, ndërsa ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë.