Sport

Kampioni i botës që mbijetoi në boks dhe lulëzoi në Hollywood

Foto: The Guardian

Ish-kampioni i peshës së rëndë në boks, Michael Bentt, po merr një pushim nga shkrimi i një skenari. Ai po shpreh veten në skenë dhe ekran si aktor e regjisor këto ditë, por kujtimet e jetës së tij në boks, gjithmonë i ka në mendje.

“Kujtimi im më i hershëm si një fëmijë i rritur në Queens, ishte Muhammad Ali duke boksuar në Gjermani. Babai im ishte një adhurues i madh i tij. Ai donte një maskotë që do të bëhej Ali i ardhshëm dhe për fat të keq, unë isha maskota”, thotë Benntt, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Bentt ka lindur në Londër dhe është rritur në periferi të New-Yorkut, me babanë e fiksuar pas boksit, i cili kishte për qëllim krijimin e një kampioni. Babai i Benttit kishte ndërtuar një reputacion si luftëtar i ashpër në rrugët e Kingstonit, para se të emigronte nga Xhamajka në SHBA për të krijuar pasurinë e tij. “Vendi ku u rrita ishte i mirë dhe i pasur”, pranon ai.

Bentt filloi të boksonte rregullisht në garat amatore për moshën nëntëvjeçare, ku shumicën e tyre i fitonte. Edhe pse ishte i talentuar dhe një lexues i madh i librave, njëkohësisht po zhvillohej shumë si boksier. Por pas një viti në ringun amator, mori guximin dhe i tha babait se karriera e tij në boks kishte përfunduar. Kjo nuk ishte ide e mirë.

Image

“Shkova në shkollë, mendova tërë ditën dhe zgjodha t'i thosha babait që nuk doja të boksoja dhe në fund i thash. Ai më shikoi njëherë dhe pastaj shkoi te televizori, të cilit ia këputi antenën për të më mbajtur një ligjëratë të mirë”, kujton Bentt.

Bentt mori një rrahje të egër atë ditë, por ai gjithashtu mori edhe një fitore të çmuar duke qëndruar në këmbë përballë babait. Ai vazhdoi me boksin dhe gradualisht u shndërrua në një nga boksierët amatorë më të dekoruar të SHBA-së, megjithëse vazhdonte të kishte një marrëdhënie të komplikuar me sportin.

“Thjesht nuk kam dashur të më godasin. Unë po bëhesha një nxënës i mirë në shkollë. Shkoja në bibliotekën e shkollës, merrja libra që i lexoja vazhdimisht”, thotë Bennt. “Një ditë lexova në 'New York Daily News' për boksierët që përfaqësonin Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin humbur jetën në një aksident ajror në Poloni. Një nga boksierët që vdiq ishte luftëtar që pati treguar dashamirësi ndaj meje dhe ishte me të vërtetë mentori im i parë. Kam vendosur të luftoj për të, edhe pse gjatë gjithë kohës babai im mendoi se kam luftuar për shkak të entuziazmit të tij për boksin”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)