Sport

Werderi me dedikim për “Krenarinë e Kosovës” – Milot Rashica

Werder Bremen ka krijuar një video për futbollistin më në formë të skuadrës, Milot Rashicën.

Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, është një përmbledhje e performancave më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e fansat e Werder Bremenit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu ka edhe fansa shqiptarë të cilët tregojnë se sa shumë inspirohen nga arritjet e Rashicës, i cili tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë.